
Kryeministri Edi Rama shpalosi, planet e reja të qeverisë për të ndihmuar bujqësinë, krahu më i fuqishëm kontribues në GDP-s shqiptare.
“Do heqim akcizën për karburantin bujqësor. Do të ulim çmimin e naftës për fermerët. Fermeri tërheq naftën falas përmes një karte të veçantë. Heqim taksën e qarkullimin dhe taksën e karbonit për bujqësinë. Gjithçka do të jetë online. Të dhënat do të grumbullohen nga një tabletë. Ministria e Bujqësisë ka nisur punën. Nga fillimi i vitit të ardhshëm, nafta dhe karburanti për produktet bujqësore do të jepet falas pa akcizë dhe pa taksën e karbonit dhe qarkullimit. Kur them falas kini parasysh që sasia kompesuese e çmimit për tokën e punuar do të jetë nga shteti”, u shpreh kryeministri.
Heqja e akcizës theksoi kryeministri nuk është për efekt të zgjedhje por për të qëndruar gjatë.
Top Channel