Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në lagjen Neos Kozmos të kryeqytetit helen.

Sipas policisë, 4 të dyshuarit ndodheshin në një automjet të markës Hundai,dhe pavarësisht sinjalit të policisë për të ndaluar pasi dyshoheshin se pak minuta më parë kishin grabitur një banëse në zonë, shtuan shpejtësinë në tentativë për tu larguar.

Pasi u ndoqën për rreth 30 minuta nëpër rrugët e zonës, ata u izoluan prej agjentëve në një rrugicë, ndërsa agjentët iu bënë thirrje të dorëzoheshin.

Por drejtuesi i automjetit, me manovra të rrezikshme, përplasi dy makina policie, por nuk mundi tju shpëtojë forcave të rendit të cilat i prangosën.

4 shtetasit shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për momentin, përveç akuzave për vjedhje dhe grabitje, krime për të cilat edhe u tentua ndalimi i tyre fillimisht, do të akuzohen edhe për tentativë vrasje të policëve në detyrë, tentativë arratisje nga vendi i ngjarjes, kundërshti të policisë dhe prishje të rendit publik, akuza që nëse do të konfirmohen në gjykatë, pritet t’iu privojë atyre lirinë për disa vite.

Ndërkohë që autoritet po hetojnë edhe përfshirjen e tyre më disa vjedhje dhe grabitje në qendër të kryeqytetit helen.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA