Kryedemokrati Basha i është përgjigjur deklaratës së Ramës për gjyqtarët e korruptuar. Basha tha se kjo vjen nga një politikan i korruptuar i cili duke shprehur se vetëm nëse i intereson një politikani, gjyqtarët mund të marrin rryshfete.
Basha u shpreh se kjo deklaratë vjen nga një hajdut, që i trembet drejtësisë. Ai shtoi se reforma në drejtësi është kapur nga PS-ja.
“Këtë e thotë një hajdut që i trembet drejtësisë. Është e qartë se drejtësia është korruptuar nga politika. Sa kohë që të jetë Rama kryeministër, sa kohë që ka qeveri të korruptuar, nuk ka drejtësi. Reforma në drejtësi është e kapur nga PS-ja. Kësaj drejtësi i them që të ndëshkojë çdo politikan të korruptuar, duke nisur nga qeveria ime e në vazhdim.
Mjafton të shohësh rastet Tahiri, Dako etj, që flasin për politikë të korruptuar. Edi Rama e mban Vangjush Dakon në Kryesi. Dako ka bërë batërdi me urdhër të Edi Ramës. E njëjta gjë edhe me të drejtët. Edi Rama ka tmerr gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur. Me këtë qeveri nuk ka për të pasur drejtësi. Me këtë kryeministër, do vazhdojnë ta sabotojnë çdo aspekt të reformës në drejtësi, siç kanë bërë deri më sot”, u shpreh Basha.
Ndërkohë më herët, kryeministri Rama në një mbledhje për luftën kundër krimit, tha se koka e korrupsionit në vend nuk janë politikanët por koorporatat e gjyqtarëve, ndaj ai theksoi rëndësinë e procesit të vettingut.
Top Channel