Ambasadori britanik, Duncan Norman ka folur nga Korça në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit.
Sipas ambasadorti britanik, marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar, por qeveria britanike është e zhgënjyer që ndryshimet kushtetuese janë bërë përtej asaj çka ishte dakordësuar në 5 qershor.
“Marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar. Ajo çfarë ka ndryshuar është ajo çfarë ka pasur me ndryshimet kushtetuese pas miratimit, që shkoi përtej asaj çka ishte ne marrëveshjen e 5 qershorit. Qeveria britanike është e zhgënjyer, që ka pasur një vazhdimësi për ndryshimet kushtetuese përtej asaj çka ishte dakortësuar në 5 qershor, dhe ky pozicion joni nuk ka ndryshuar. Arsyeja pse jam i zhgënjyer është fakti që Shqipëria ka një kohë të gjatë të bërjes së reformave në mënyrë konsensuale, por këtë herë fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi”, ëhstë shprehur Norman.
Duncan nuk ka pranuar të flasë për komentet e presidentin Ilir Meta.
“Nuk është e drejtë për mua që të komentoj atë që është e drejtë apo jo e drejtë për një president të një vendi (Ilir Metës)”, ka thënë ambasadori britanik.
Gjithashtu ambasdori britanik ka folur edhe për Gjykatën Kushtetuese. Ai është shprehur se Gjykata Kushtetuese duhet të formohet sa më parë.
“Është shumë e rëndësishme që gjykata kushtetuese të formohet sa më parë, sepse mendoj që gjykata kushtetuese luan një rol të rëndësishëm përsa i përket zgjedhjeve por gjithashtu në një nivel më të gjerë se ajo, pra duhet të jetë një prioritet absolut formimi i Gjykatës kushtetuese”,tha ai.
Në fund Norman është shprehur edhe për zgjedhjet e lira.
“Përsa i përket zgjedhjeve të lira e të ndershme çdo shtet mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, per sa kohë politikanët punojnë së bashku për ta bere këtë gjë te ndodhi. Dëshira ose vullneti në politikë shumë më i rëndësishëm sesa sistemi”, e mbylli Norman.
Top Channel