Rrjeti social Facebook njoftoi se do t’i ndalojë postimet që mohojnë ose shtrembërojnë Holokaustin.
Kreu i tij, Mark Zuckerberg po ashtu sqaroi se do të nisë t’i drejtojë njerëzit në burime autoritare nëse ata kërkojnë informacione për genocidin nazist. “Nëse njerëzit kërkojnë për Holokaustin në Facebook, ne do të fillojmë t’ju drejtojmë te burime autoritare, për të marrë informacione të sakta”, u shpreh ai. Duke njoftuar masën e re, Zuckerberg theksoi se ai vetë ka luftuar për të mbrojtur fjalën e lirë dhe për të kufizuar përmbajtjen me urrejtje.
“Të heqësh vijat e duhura mes asaj që është dhe nuk është e pranueshme, nuk është e thjeshtë, por në gjendjen aktuale të botës, unë besoj se ky është ekuilibri i duhur”, ishte komenti i tij. Javën e kaluar, Facebook njoftoi se do të fshijë çdo grup ose faqe që identifikohet hapur me QAnon-in, një grup i teorive të konspiracionit, që beson se botën e drejtojnë “disa satanistë. Një masë e tillë vlen edhe për Instagramin.
Top Channel