Aliaj bën deklaratën e fortë në Open: Në qoftë se më japin shumë, angazhohem edhe unë

13/10/2020 22:19
Të ftuari në emisionin Open

Në Open në Top Channel këtë puntatë do të diskutohet për përfshirjen e artisëve në politikë ku të ftuar janë artistë të ndryshëm.

Në një lidhje direkte për Open në Top Channel Robert Aliaj tha se përfshirja e artistëve në politikë ka ardhur që nga diktatura.

“Përfshirjen e artistëve është trashëguar që nga komunizmi. Në komunizë artistët janë vetëofruar. Politika i përdor artistët. Artistët angazhohen për një sërë arsyesh. Jemi një komb shumë i shitshëm. Artistat nuk vlerësohen dhe pastaj angazhohen në politikë. Ne jemi komb i shitshëm. Jemi shitur për një palë mbathje të përdorura. Po të jap një deklaratë. Po të më japin shumë do angazhohem dhe unë ”, tha Aliaj në Open.

Top Channel