Kreu i PD, Lulzim Basha shfrytëzoi konferencën e sotme, për të sqaruar lapsusin e bërë në konferencën e një dite më parë, ku tha se “6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim”, të cilën Rama e komentoi duke e quajtur artist.
Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se ajo që donte të thoshte ishte se 6 në 10 biznese janë në kushtet e falimentimit dhe sipas tij këtë e thotë Banka Botërore.
Teksa ironizoi kryeministrin, kryedemokrati u shpreh se Rama i dëgjon konferencat e tij, por i kërkon që të zbatojë planin me 5 pika të prezantuar nga PD.
“Kur të bëj lapsus herën tjetër do ta nxjerr vetë që të mos merret ai. Ato lapsuset e mia nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëve.
Ai lapsus është 6 në 10 biznese, e thotë banka botërore, 6 në 10 biznese nuk nxjerrin fitim. Ja pra që i dëgjoka fjalët e mia jo për tu ardhur në ndihmë shqiptarëve por për të vazhduar vjedhjen dhe për të mbushur hapësirës mediatike me gomarlliqe të tilla.
Ka cinizmin kriminal të mos i përgjigjet as kërkesave më kriminale për tu ardhur në ndihmë atyre. Meqë e dëgjon konferencën po ia përsëris edhe njëherë planin dhe po i them ti vërë gishtin kokës dhe të mos merret me “cic mice” dhe “gërr vërre”, e kuptoj se janë pjese e reumatzmës politike që e ka zënë”, u shpreh Basha.
Top Channel