Si gjendet emri në listat e zgjedhësve? Shpallen listat, mes banorëve ka raste kur nuk gjendet emri

12/10/2020 15:12

Listat paraprake të zgjedhësve janë afishuar nëpër njësitë administrative, duke nisur nga 6 tetori.

Ato do të afishohen çdo 1 muaj duke reflektuar ndryshimet e mundshme, deri në shpalljen e listave përfundimtare në 15 mars 2021.

“Unë e kërkova dhe e gjeta emrin tim.

I gjeta të tre emrat, timin, të gruas dhe të vajzës. Vij dhe i kontrolloj herët, që ta di ku votoj dhe të pyes për paqartësitë, por edhe për të mos lënë shteg për hiletë dhe manipulimet, që mund të bëhen, siç ndodh përherë me zgjedhjet tek ne.

Unë nuk po e gjej emrin tim. Por nuk di ku të pyes”.

Si zotëria ka edhe të tjerë, që duan të informohen, për ndryshimet që duhet të bëjnë. Për këtë do të pyesim në zyrën e gjendjes civile të Njësisë Administrative nr. 12 ne Tiranë.

Personat, si në këtë rast i drejtohen Zyrës së Gjendjes Civile dhe aty sqarohen.

Ata që kanë ndërruar vendbanim, paraqesin kartën e identitetit, një kontratë shtëpie apo çfarëdo dokumenti, që provon vendbanimin e ri.

Personat, që nuk kanë akses në teknologji, si celularë, kompjutera etj, ju vete shtëpi më shtëpi, një shkresë e tillë. Kjo do të ndodhë, pas datës 6 dhjetor.

Ndërsa ata, që kanë akses, në pajisjet elektronike, shkojnë tek faqja e KQZ-së dhe aty verifikojnë a janë në listë dhe ku duhet të votojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA