Meta-Ramës: Bën mirë të reflektosh, në 25 prill s’do ketë vetëm një president të shkalluar por edhe 3 mln shqiptarë “të shkalluar”

12/10/2020 09:55
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta vijon të japë mesazhe të nënkuptuara ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili tha në mbledhjen e Asamblesë së PS-së se kemi një president të shkalluar.

Meta i është drejtuar Ramës se më 25 prill, datën e zgjedhjeve nuk do të ketë vetëm një president të shkalluar por edhe 3 milionë shqiptarë të shkalluar sipas tij që do të votojnë kundër tij.

“Meqënëse Kryepinoku Rilindas u justifikua për zgjedhjen e detyruar para tre vitesh të “Presidentit të shkalluar”, më duhet t’ju kujtoj të gjithë socialistëve se Ilir Meta ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar. Unë u kam bërë të qartë se midis Pushtetit dhe Demokracisë, kam zgjedhur gjithmonë Demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, ku të drejtat e qytetarëve shtypen e dhunohen. Tani ju e kuptoni se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet  prej tij është “i shkalluar”. Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim  ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh”, shkruan Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA