Deputetët e Kosovës do t’i drejtohen serish ulëseve të Kuvendit për të provuar që për herë të shtatë të votohet Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, pjesë e të cilit është edhe tërheqja e mjeteve prej dhjetë për qind nga Trusti.

Përpjekja e radhës për të kaluar projektligjin vjen pas gjashtë dështimeve të njëpasnjëshme në mungesë të votave të nevojshme.

Seanca e sotme e jashtëzakonshme, e cila fillon nga ora 10:00, do të mbahet me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në emër të deputetëve nënshkrues.

Po sot, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet edhe vazhdimi i seancës plenare, e cila do të ketë nëntë pika të rendit të ditës.

1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Italisë për transferimin e personave të dënuar,

2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deminim humanitar,

3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Automjete,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,

8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,

9. Interpelancë e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA