Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, iu drejtua ministrave të Jashtëm të BE-së duke i informuar mbi bisedimet mes dy vendeve.

“Jam mirënjohës për interesin e tyre të sinqertë dhe mbështetjen e fuqishme. Diskutimi i sotëm konfirmoi se dialogu është qartazi i lidhur me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar më pas ai në një postim në Twitter.

Ministrat e jashtëm të BE-së u mblodhën të hënën për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë dialogun Kosovë-Serbi, sanksionet e mundshme ndaj Rusisë për rolin e saj të pretenduar në helmimin e politikanit të opozitës, Aleksei Navalny, si dhe situatën në Bjellorusi.

Dialogu Prishtinë-Beograd, që synon normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe ka nisur që në vitin 2011 me ndërmjetësimin e bllokut europian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.BE-ja, në disa raste, e ka bërë të qartë se për të dy palët, e ardhmja europiane lidhet me përparimin e bërë në dialog. Muajin e kaluar, u arriti një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e cila u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Kosova këmbëngul se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë me Serbinë, por kjo e fundit vazhdon të këmbëngulë se nuk do ta njohë Kosovën shtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA