Basha: Rama, gati të vjedhë zgjedhjet. Ndaj nuk e lëshon Dakon nga Partia/ Kryeministri i kap lapsusin në konferencë

12/10/2020 19:21
Kreu i PD, Lulzim Basha

Shpërfillja e Edi Ramës për planin demokrat per tejkalimin të krizës së shkaktuar nga Covid 19, detyroi Lulzim Bashës të dilte para mediave dhe të rikujtonte për Kryeministrin 5 pikat e planit.

“Unë besoj se nuk e ka dëgjuar, nuk e ka dëgjuar sepse nuk dëgjon shqiptarët”, tha Basha.

Këtë herë Edi Rama nuk e humbi prezantimin e kryetarit demokrat duke mos ja falur gafat Lulzim Bashës. Në rrjetet socialiste Kryeministri postoi
një pjesë nga deklaratat e Bashës duke mos ja kursyer as ironinë dhe as dashurinë me ikona.

Në konferencën me gazetarët Lulzim Basha nuk la jashtë vëmendjes aktualitetin politik.

Kyetari i Partisë Demokratike akuzoi Edi Ramën se po përgatitet të vjedhë zgjedhjet ndaj për këtë qëllim nuk e lëshoi Vangjush Dakon nga partia.

Basha ripërsëriti paralajmërimin për Ramën, se nëse nuk merr për bazë propozimet e tij atëherë ai pas 25 Prillit do të mbajë përgjegjësi penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA