Kreu i PD-së Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e votave, duke theksuar se ai nëpër zona ka vënë të besuarit e tij që nuk i largon dot nga PS-ja.
Sipas tij për vjedhjet e votave në Shijak nuk duhet të akuzohet Vangjush Dako por Rama, ndërsa për vjedhjet në Dibër nuk duhet të akuzohet Damian Gjiknuri por përsëri Rama.
“Nuk presin më zgjidhje, janë gënjyer janë mashtruar nga Edi Rama, po të shikoni një material të publikuar, do të shikoni qartë. Naftëtarët e Ballshit , e gjithë zona do të kenë dorë të vendosin me 25 prill, sa për ne prirjet janë të qarta. në do të fillojmë me heqja e taksës së karburantit. Ai vijon që paratë t’i çojë tek një grusht njerëzish, mirë që nuk dëgjon për të dalë nga kriza, por as qytetarët. Ai ka tmerr nga zgjedhjet nuk do të dëgjojë as zërin e anëtarësisë së tij. Ai ka tmerr edhe nga vota e socialistëve. Po lëshoi Dakon lëshoi veten, se votat në Shijak si vodhi Dako por Rama, votat në Dibër nuk i vodhi Gjiknuri, por Rama”, tha Basha.
Top Channel