Balluku inspekton punimet në ndërtimin e lotit 3 të rrugës Porto Romano-Durrës

12/10/2020 16:10
Ministrja Belinda Balluku

Ministrja Belinda Balluku dhe drejtori ARRSH-së, Ergys Verdho kanë inspektuar punimet në ndërtimin e lotit 3 të rrugës Porto Romano-Durrës.

E veshur me mushama dhe me çadër për shkak të reshjeve që kanë pushtuar vendin, ajo ka parë ecjen e punimeve.

“Përshëndetje! Nis puna për ndërtimin e lotit 3 të rrugës Porto Romano-Durrës. Një vepër në funksion të Parkut Energjetik dhe Industrial të Porto Romanos dhe zonave të lira ekonomike, e cila lidh këtë zonë me segmentin Tiranë-Durrës, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. Ministrja Belinda Balluku dhe Drejtori ARRSH, Ergys Verdho inspektojnë punimet”, shkruan ministrja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA