Në kontinentin e Afrikës është rritur në 38.168 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 8.975 raste të reja në 24 orët e fundit numri gjithsej i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 1.587.274, ndërsa numri i viktimave me 208 vdekje të reja arrin në 38.168.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 17.780, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.052 dhe në Marok 2.605 vdekje.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 692.471 raste, Maroku me 152.404 dhe Egjipti me 104.516.
Në Mauritius nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.311.335.
Top Channel