Vrasje e dyfishtë në Loutraki, viktimat të shtrirë në dysheme të mbuluar nga gjaku/ Në kërkim ish-partneri shqiptar i 45-vjeçares

11/10/2020 20:41

Një grua me profesion fizioterapiste, me origjinë nga Ukraina 45-vjeç dhe partneri i saj kanë gjetur vdekjen, në zonën e Flambouro.

Sipas grekes “prothema“, si autor i dyshuar i vrasjes po kërkohet një burrë me origjinë shqiptare, i cili kishte lidhje me gruan, ndërsa makina e kësaj të fundit është gjetur e djegur në orët e para të mëngjesit.

Dyshimet e policisë në lidhje me ngjarjen janë ‘krim pasioni’. Personi që dyshohet si autor, ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

Policia ka treguar se sapo kanë hyrë në shtëpinë e çiftit janë gruaja dhe burri nuk dhanë shenja jete. Ata ishin të shtrirë në një dysheme të mbuluar nga gjaku dhe provat tregojnë se ato ishin viktima të veprimtarisë kriminale.

Pas ngjarjes së rëndë zjarri përfshiu një makinë në Loutraki, pak para orës 1 të mëngjesit të së dielës. U zbulua se makina ishte në pronësi të gruas ukrainase, e cila ndërsa makina digjej ajo ishte e vdekur në dyshemenë e shtëpisë së saj. Shkaqet e zjarrit nuk janë identifikuar dhe ende po hetohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA