
Një aksident tragjik ka ndodhur në Tajlandë, ku një tren ka përplasur një autobus.
Si pasojë të paktën 17 persona kanë ndërruar jetë, e dhjetëra të tjerë janë lënduar. Sipas BBC-së aksidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së dielën, rreth 50 kilometra larg Bangkok-ut.
Policia tajlandeze njoftoi se autobusi me pasagjerë ishte nisur drejt një tempulli, për të shënuar kremtimin e një feste tradicionale. Ndërkohë, kujtojmë se në Tajlandë aksidentet e këtyre përmasave janë të tepërta. Ekspertët rrugorë ndërkombëtarë e kanë lidhur këtë gjë me standardet tejet të dobëta të rrugëve në vendin aziatik.
Sipas një raporti të hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetit e që i përket vitit 2018, Tajlanda radhitet e dyta në botë përsa i përket aksidenteve me fund tragjik.
Top Channel