Meta viziton monumentin e “5 Heronjve të Vigut”: Tradhtarët e gjakprishurit nuk do t’ia dalin të cenojnë dinjitetin e heronjve

11/10/2020 10:13
Ilir Meta në Shkodër

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme monumentin e “5 Heronjve të Vigut” në Shkodër.

Ai ka shkruar se tradhtarët dhe gjakprishurit nuk do t’ia dalin të cenojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën drejt së ardhmes së sigurt europiane, duke nënkuptuar se kryeministri Edi Rama nuk do ta ndalojë që të vijojë në dhënien e dekoratave.

“Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut” për t’u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.  Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratike. Tradhëtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane. I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut!”, shkruan Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA