Haki Rugova

Sot do të mbahet seanca dëgjimore për kryetarin e Istogut, Haki Rugovën që u arrestua për keqpërdorim të detyrës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha, i cili ka thënë se ato çka i ka thënë prokuroria për këtë rast nuk janë të vërteta.

Seanca dëgjimore do të mbahet në Gjykatën Themelore në Pejë, në ora 10:00. Ky është njoftimi pa ndërhyrje i avokatit Berisha:
Kolegëve gazetarë që më kanë telefonuar sot me dhjetëra herë për të marrë informata/prononcim lidhur me çështjen e z. Haki Rugova, u kërkoj ndjesë për pamundesinë me ju lajmëruar për shkak te angazhimeve të shumta që kisha.

Për ata që kanë interesim, ju njoftoj se seanca dëgjimore tek Gjyqtari i Procedures Paraprake është planifikuar të mbahet nesër, në orën 10:00, në Gjykatën Themelore në Pejë.

Nesër kemi shumë për të thëne !

Mbani mend:

E vërteta nuk është ajo çfarë është shkruar e thënë nga Prokuroria dhe mbi atë nuk do të mund të ndërtohet drejtësia…!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA