
26/02 10:54
Kreu PD Lulzim Basha u takua me përfaqësuesit e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë” të cilët i ngritën shqetësimin për situatën në tregun e barnave.
Sipas tyre monopolizimi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceutike afër qeverisë, ka çuar në dëmtim të konkurrencës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit.
Zoti Basha citohet nga zyra e shtypit të PD të ketë thënë në takim se për të Partinë Demokratike, në qendër do të jenë interesat e pacientëve.
“Do të marrin fund monopolet dhe në treg do të ketë barna cilësore, të sigurta dhe efikase, shërbim farmaceutik cilësor dhe të aksesueshëm nga të gjithë” ka theksuar Lulzim Basha.
Top Channel