Pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Presidenti Ilir Meta vijoi reagimet e ashpra në faqen e tij në Facebook, ndërsa paradite i nisi një letër socialistëve.
“Unë e dua më shumë Margarita Tutulanin se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!””, shkuan Meta. Ai kujton se ka lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit.
“O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre. Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre.
Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë! Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë”, deklaron Presidenti, i cili vijon ta pyesë kryeministrin se ku do e bëjnë debatin për OFLN?
Top Channel