Adoleshencë do të thotë furtunë, rebelim, përzierje ndjenjash.
Por a dimë ne t’i përballojmë gjithë këto, a dimë si të sillemi me adoleshentët tanë?
Gëzim Tushi, Sociolog: Me adoleshentët duhet të flasësh, t’i mirëkuptosh, mos t’i paragjykosh.
Nëse mendon, se dhuna verbale e aq më keq fizike, bën punë, atëherë e ke humbur betejës. Prindi ka përgjegjësinë kryesore.
Komunikimi është themeli i kësaj marrëdhënie të ndërlikuar.
Ndërsa liberalizmi, lënia pa asnjë kontroll, mendimi se do merren të tjerët me fëmijën tënd, kjo është fatale.
Më adoleshentin duhet durim, nuk është më familja e dikurshme, që sa dëgjohej kolla e babait ne oborr, gjithë familja rrinte sus. Tani familja është demokratizuar, nuk është më piramidale, por horizontale ku prindi ka vendin e vet, gjyshi të tijin, adoleshenti vendin e vet, e kështu me radhë. Adoleshenti ka të njëjtat të drejta me prindin.
“Nuk merremi vesh fare, po fare me prindërit.
Nuk e kuptojnë botën tonë fare. Vënë shumë kufizime. Gjithë kohën fjali si: jo hashash, jo cigare, jo alkool, jo festa, jo, jo, jo…
Unë kuptohem me të mitë. Më thonë që nuk duhet të ndaj sekrete me shoqërinë, pasi nuk i zihet besë. Dhe unë ashtu mendoj”.
Top Channel