“S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore”, Rama për ankimimin e pezullimit të Ballukut: Duhet të jesh krejt i verbuar nga urrejtja politike për ta…
Pas reagimeve të shumta të presidentit Ilir Meta, nuk ka nguruar edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në Twitter ai i është drejtuar Metës që mos ta mërziste ministren Elisa Spiropali, sepse sipas tj kur të dekoronte Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ka kujt tjetër t’ia dorëzonte medaljen. Ai nuk ka lënë pa përmendur se bashkëshortes së tij do t’i bjerë medalja e e “Teutës që bie me të kushërirë nga burri Ilir”.
“Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!”, shkruan Rama në Twitter.
Të gjitha reagimet e njëpasnjëshme mes Ramës dhe Metës erdhën pas komenteve dhe ironive të thella të kryeministrit në Asamblenë e PS-së pasditen e sotme.
Top Channel