Rama ironizon Metën e Kryemadhin, mbron Bashën: Luli është vetëm pasagjer, trenin e lëviz Meta, Monika është faturino

09/10/2020 19:23
Kryeministri Edi Rama

Fokusi i ironisë së kryeministrit të vendit Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së të mbajtur pasditen e sotme, ka qenë LSI-ja dhe më pak PD-ja, ndryshe nga herët e tjera.

Përmes ironisë së thellë ai e ka krahasuar  Opozitën e Bashkuar me trenin, të cilin sipas Ramës e drejton presidenti Meta, kurse kreu i PD-së Lulzim Basha është pasagjer.

“Vota 25 prill do të jetë problem i madh pasi ti voton Lulin dhe merr paketë Ilirin. Luli mezi po mban Saliun, imagjinoni tani Luli kryeministri, Monika shefe llogarish, Meta me dekoratat, kurse Saliu kuptohet. Luli është bërë si ‘Ushtari i mirë Rajan’. Lulit i vjen stresi nga Monika e Meta se nuk i do ata. Shyqyr që prishëm atë trenin e madh. Ata janë në një situatë të rrezikshme, Luli është vetëm pasagjer aty, por atë e lëviz Meta, Saliu është skapameno çuf çuf çuf, Monika është fatorino, Meta që pyet popullin për taksat. Gabohet kush mendon se dua që t’i ndaj, unë nuk dua t’i ndaj ata”, ka ironizuar  Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA