Kryeministrit Edi Rama ka kundërshtuar fjalët e opozitës të cilët akuzojnë qeverinë e tanishame për largimin e shqiptarëve nga vendi.
Në Asamblenë e PS-së që u mbajt ditën e sotme ai tha se periudha 2008-2010 ka qenë momenti i ikjeve të mëdha.
“Ka një shqetësim të thellë që është ikja e njerëzve. Ka një fakt që është nga Eurostat por jo nga PS, shikoni sa njerëz kanë ikur në 2008-ën, janë të regjistruar në librat e EUROSTAT. 2008-2010 ka qenë momenti i ikjeve të mëdha, ndërsa 49790 janë kthyer. Të rinjtë që janë në gjendje pune ikin një pjesë, ka dhe nga ata që kthehen, por së pari a është kjo një tendencë shqiptare apo rajonale dhe e të gjitha vendeve ish- komuniste ku ka qytete të tëra të vdekura, që nga Lituania në Bullgari dhe kush është zgjidhja? A ka një zgjidhje me një të rënë të lapsit apo ziles dhe për më tepër a është ardhja e Ilirit, Saliut, Lulit dhe Monikës që do kthejë mbrapsht shqiptarët? Është studiuar dhe argumentuar që edhe një dekadë tjetër trendi është ky që më shumë do ikin se sa do të vijnë. Që ekuilibri të jetë më i qëndrueshëm kërkon që ne kur punojmë sot, të mendojmë edhe për nesër. Që kur bëjmë reformat sot, të mos i lëmë njerëzit që të mos paguajnë se do humbasin vota, se ashtu jo vetëm nuk fitojmë vota, por humbasin Shqipërinë dhe në këtë pikë ne jemi dallimi me ta. A ka njeri që beson se LSI mund të pajtohet me një shtet ku është pjesë e pushteti dhe ku funksionon merita, përveç të qenurit anëtar i LSI? Nuk ka dhe kush e mendon këtë ka një problem të theksuar. Ne na duhet që më shumë se asnjëherë tjetër, kjo fazë dhe këto zgjedhje janë një betejë jo me ata që kemi mbrapa, por me shqetësimet e thella të njerëzve”, tha Rama.
Top Channel