Fatos Nano

Fatos Nano nuk mbeti pa u përmendur nga Edi Rama vetëm pak minuta, pasi  shkrepi  të gjithë arsenalin e akuzave ndaj Ilir Metës dhe u kujdes të  përdorte fjalët “ta shpëtojmë Lulzim Bashën”.

“Fatos Nano nuk ka nevojë të kandidojë. Është lideri historik i PS, i ka dhënë në front PS çfarë ka pasur për t’i dhënë. Tani jep me zemërgjerësi eksperiencat e tij dhe këshillat kur unë ia kërkoj. Siç do të bëj dhe unë kur nuk do të jem më kreu i PS dhe kryeministër” deklaroi Edi Rama.

E ndërsa Rama pas asamblesë bëri një xhiro buzë liqenit, Fatos Nano kishte zgjedhur bregdetin për t’u relaksuar.

Në këtë foto siguruar nga Top Channel ai ka pozuar i qetë përpara një gotë birre ku mbi tavolinë qëndron aleati që nuk e tradhton kurrë një paketë me cigare.

Fatos Nanos ka  zgjedhur të mbajë një profil tërësisht privat larg vorbullës politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA