Nga 1 janari një numër i madh biznesesh në Shkodër nuk do të paguajnë me as tatim fitim dhe as TVSH pasi qeveria ka vendosur zerimin e tyre deri ne vitin 2029.
Nga përjashtimi i taksave do të përfitojnë 3 kategori të biznesit të vogël.
Pandemia ka goditur jo pak të ardhurat e biznesit dhe falja e taksave është pritur mire. Financieret shpresojnë se kjo do të përkthehet në vende të reja pune dhe të ardhura më të mira.
Rreth 2400 biznese do të përfitojnë në Shkodër nga ky vendim i qeverise ndërsa në total, 40 milionë dollarë do të jete demi i shkaktuar buxheti të shtetit nga heqja e tatimit fitimit dhe TVSh për bizneset në të gjithë vendin. Këto para nuk do të humbin por do të qëndrojnë në xhepat e sipërmarrësve të biznesit të vogël.
Top Channel