Grevistët e urisë në Ballsh kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me jashtë.
Vendimin ekstrem naftëtarët e moren pas neglizhencës që kanë treguar sipas tyre instancat shteterore dhe drejtuesit e kompanisë azerbajxhanase. Grevistët nuk kanë lejuar ekipin mjekësor dhe autoambulancën të kryejnë kontrolin për shëndetin e tyre. Prej mëngjesit të sotëm grevistët kanë ndërprerë kontaktet edhe me mediat.
Sokol Dautaj kryetari i sindikatës së naftëtarëve, pjesëtar në grevën e urisë thotë se nuk do tërhiqen nga vendimi ekstrem derisa të gjendet një zgjidhje.
Në qoftë se edhe pas këtij premtimi nuk do të gjendet një zgjidhje, naftëtarët e ngujuar në grevë urie kërcënojnë se do të dalin nga ambientet e grevës vetëm me barrelë. Prej 11 ditësh, 10 naftëtarë ndodhen në greve urie për pagat e papaguara të 900 naftëyarëve, me vlerë rreth 8 milionë euro.
Top Channel