3 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë kësaj të enjteje për vepra penale të ndryshme.
2 prej këtyre personave kanë rënë në pranga pasi po drejtonin mjetet e tyre përkatëse në gjendje të dehur.
Ndërsa personi i tretë është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim sepse ishte i dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A.M., 37 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë i shtetasve :
R.B., 21 vjeç dhe F.Gj., 33 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel