Silva Bino me Covid: Isha rëndë! Nga spitali ku është shtruar epidemiologia trajnon gazetarët

08/10/2020 15:54

E shtruar në spital ku po trajtohet me COVID, pasi e kaloi në gjendje të rëndë,  Shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive në ISHP,  Silva Bino nuk ka munguar në një trajnim online me gazetarët.

Ndonëse ajo nuk u shfaq me video tregoi se covid nuk është grip.

“Unë e kalova rëndë tani jam në rikuperim”, tha Bino.

Silva Bino dhe ekspertët e ISHP u bënë thirrje qytetarëve të bëjnë vaksinën e gripit  sidomos në ketë periudhë  ku i pranishëm është dhe covid. Por a duhet ta bëjë vaksinën anti grip një person i prekur me covid.

“Një person që është me covid nuk mund të bëjë vaksinën e gripit por menjëherë pas tamponit negativ , pra pasi ta kalojë duhet ta bëjë”, tha Bino.

Bino shpiegoi se vaksinën e gripit duhet ta bëjnë të gjithë por të parët duhet të  rendin personeli mjekësor, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël . Sipas Binos një person që ka bërë vaksinën nuk do të thotë që nuk preket nga virusi i gripit por e kalon atë në formë më të lehtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA