Kryeministri Edi Rama

Shqipëria ka firmosur ditën e sotme marrëveshjet e investimeve për turizmin e trashëgiminë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Gjatë firmosjes online morën pjesë përfaqësuesi  i BERZH, ambasadori i BE Luigi Soreca, kryeministri Edi Rama dhe ministrja Anila Denaj. Zhvillimi i sektorit të turizmit dhe infrastrukturës në Shkodër, Berat, Fier dhe Gjirokastër do mbështetet me 60 millionë euro hua nga BERZH dhe 40 millionë euro grant nga BE.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama theksoi se duhet të nxitet zhvillimi i Shqipërisë dhe se vendi ka nevojë për projekte të mira nga jashtë. Rama u shpreh se mirëpret investimet nga BERZH, duke theksuar se ai do të luajë një rol të madh në këto investime.

“Nuk dua të marr më shumë nga koha juaj. BERZI do të luajë një rol mjaft parësor në këtë lidhje ecuri të mëtejshme Shqipëri-BE. Nënshkrim i marrëveshjeve të infrastrukturës turistike është pjesë e saj përveç rrugëve. Ky program është mjaft i mirëpritur sepse përfshin një paketë të plotë të riparimeve të zonave të trashëgimisë. Siç kemi rënë dakord më parë Shkodra Vlora Korça Fier Berat. Le të vijojmë nga fjalët dhe fjalimet e bukura të shkrimet. Jeni më shumë të mirëpritur çdo herë që doni të vini. Të gjithë duhet të bëjmë të mundur për të nxitur, të mos përdorin më qymyrgurin, kemi nevjë për ekspertizën tuaj sepse kemi një sfidë tashmë, duhet të kemi projekte të mira duke përmbushur pritshamëritë”, tha Rama.

Ndërsa përfaqësuesi i BERZH tha se BE është donator shumë i fuqishëm dhe një partner strategjik për të gjitha vendet e saj dhe Shqipërinë.

“Programi do të financojë infrastrukturën kritike, zonat historike, ndërmarrjet dhe rritjen e financimeve të tyre. E gjithë kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa partnerët tanë KE, BE që është donatori më i fuqishëm, unë vërtet mund ta quaj partneritet strategjik”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA