Qeveria fal gjobat e pandemisë/ Deri në 15 nëntor do u  kthehen paratë individëve  dhe bizneseve

08/10/2020 15:07

Personat të  cilët janë ndëshkuar me gjobë në kohën e pandemisë për shkelje  të  masave shtrënguese  janë falur.

Aministia përfshin periudhën 17 prill deri me 7 tetor, ndërkohë akti normativ  i  miratuar nga Këshilli i Ministrave  parashikon kthimin e parave.

Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar për masat administrative me gjobë, merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma.

Personat të cilët e kanë shlyer detyrimin do mund të marrin paratë e tyre mbrapsht përmes llogarive te tyre bankare,  ndërsa ata të cilët nuk kane llogari ne banke mund ti marrin dorazi me institucionin i cili ka ekzekutuar masën administrative.

Brenda datës 15 nëntor duhet të përmbyllet ky proces nga organet përkatëse shtetërore. Nga amnistia përfitojnë edhe bizneset si edhe drejtuesit e automjeteve, të cilëve i është bllokuar mjeti apo patenta.

Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brenda datës 15 nëntor 2020 te subjekti përfitues.

Falje përfshin edhe familjet e prekura nga tërmeti i1viti më parë, të cilët kane riparuar banesat  në mënyrë individuale pa pasur një leje ndërtimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA