Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe goditi punonjësin e Policisë.
Bëhet fjalë për shtetasin Dh. D., 34 vjeç, lindur në Poliçan, Gjirokastër dhe rezident në Greqi, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e datës 07.10.2020 është konstatuar duke lëvizur me shpejtësi në drejtim të Kakavijës. Në afërsi të fshatit Dervician i është bërë shenjë për të ndaluar nga punonjësit e Policisë rrugore, por ai nuk është bindur dhe ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi. Pasi ka ndaluar në afërsi të një karburanti ka goditur me grusht një punonjës të qarkullimit rrugor.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet në ngarkim të shtetasit Dh. D. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Top Channel