Foto ilustruese

Italia do të reduktojë afatin kohor të procedurës për marrjen e nënshtetësisë italiane nga katër në 3 vite.

Kjo është pjesë e modifikimeve të fundit të ndërmarra nga qeveria italiane ndaj dekreteve mbi sigurinë e rendin publik të miratuar në kohën kur Matteo Salvini mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Me ndryshimet e reja kohëzgjatja  e ekzaminimit administrativ të kërkesës për marrjen e nënshtetësisë italiane ulet nga 48 muaj në 36 muaj.  Deri më 4 tetor 2018 kjo procedurë zgjaste vetëm dy vite por me kërkesë të ministrit të Brendshëm në qeverinë Conte 1, Matteo Salvini, afati 2-vjeçar ishte mjaft i pakët për të analizuar të drejtën e natyralizuar të emigrantit për të marrë nënshtetësinë italiane.

Sipas ligjit në fuqi nënshtetësia italiane merret pas një rezidence 10-vjeçare me leje të rregullt qëndrimi në territorin italian e me përmbushjen e kërkesave të tjera ekonomiko-administrative të jetesës në Itali.

Ndryshimet e reja janë strukturuar në 12 nene që shumë shpejt priten të diskutohen e më pas të aprovohen në Parlamentin italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA