Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka takuar ditën e sotme personalitetin e mirënjohur ndërkombëtar të botës akademike,Prof. Fabio Roversi-Monaco.
Ajo thotë se gjatë takimit, është diskutuar mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e arsimit, si dhe dakorduam për t’i forcuar dhe çuar akoma më përpara këto marrëdhënie në planin universitar.
“Sot pata kënaqësinë e veçantë të takoja Prof. Fabio Roversi-Monaco, një personalitet i mirënjohur ndërkombëtar i botës akademike, njëkohësisht nismëtar i “Kartës së Bolonjës” që është edhe themeli i unifikimit të sistemeve europiane të arsimit të lartë. Gjatë takimit, diskutuam mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë mike në fushën e arsimit, si dhe dakorduam për t’i forcuar dhe çuar akoma më përpara këto marrëdhënie në planin universitar“, shkruan Kushi.
Top Channel