Avokati i njohur bën deklaratën e bujshme: Klasa politike në presion, Byroja Kombëtare e Hetimit…

08/10/2020 21:56

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi konfliktet Meta-Rama.

Gjatë fjalës së tij në studio avokati i njohur Spartak Ngjela tha se presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën, pasi po mbanë anë politike. Ndërkohë aludoi dhe tha se klasa politike ndodhet në presion për shkak të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi sipas avokatit thuajse e gjithë klasa politike në vend do të jenë pjesë e hetimit të tyre.

 

 

“Kush do ta firmoste. A do të dëgjosh këtu. Presidenti i Republikës betohet se nuk do të jetë palë. Ju thashë Idenburg ishte një personalitet i jashtëzakonshëm nuk mbajti palë kundër Hitlerit dhe vdiq, si vdiq nuk dihet. Nuk ka asnjë rast, ky është kur Presidenti mban palë politike. Cila është aksioma që nuk shkelet, presidenti është mbi palët. Ky president ka shkelur Kushtetutën, çfarë do të bëj e ardhmja për këtë nuk e di. Por këto janë të kërcënuar, e di nga ligji Anti-Korrupsion. Ne po presim Byronë Kombëtare të Hetimit, se sa do të na ndihmojë kjo për zhbirimin e një krimi shtetëror, nuk e di. Fakti që del dhe mban anë në politikë, nuk mund ta pranoj. Ai mund të shkruaj atje të bëj meme, por nuk duhet të flasë dot. Janë dy presione, klasa politike është në presion. E shikoj nga kushtetuta, sepse këto do të jenë në hetim të gjithë. Këto nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjet e 2021. unë e nxjerr këtë nga Ambasadorja Amerikane, e cila tha Byroja Kombëtare e Hetimit do të bëhet. Pra kemi dy elementë, vijmë tani tek ligji,. Ligji pati një zhgarravitje, ekziston një marrëveshje e pesë qershorit, nuk solli asgjë të re. OHDIR-i kishte kërkuar komision qendror të pavarur. OHDIRI kërkoi që të jetë komisioni i pavarur, si të kesh komision partiak, nuk ka demokraci, është gënjeshtër”, tha avokati.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA