Në të gdhirë të 8 tetorit, u regjistruan lëkundje tërmeti me epiqendër në Durrës, por edhe më Tiranë, në ndërtesat e larta.
A duhet të kemi frikë apo jo? Përgjigjen na e japin sizmiologët.
Në orën 00:15 është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.0 Rihter me epiqendër në Durrës. Është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja 3.5 Rihter.
Është një tërmet i lehtë dhe që ka lidhje me tërmetin e 26 nëntorit të vitit që shkoi.
Nuk raportohen dëme njerëzore dhe materiale.
Njerëzit nuk duhet të kenë panik. Këto janë paslëkundje, që zgjasin rreth një vit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe kohë kur pllakat zënë vend.
“Nuk e ndjeva, tani po e marr vesh, që ma thoni ju”
“Po, e ndjeva. Jetoj në kat të shtatë. Nuk zgjati shumë, nuk ishte i fortë.”
“Nuk kam panik, nuk do rroj me frikë unë.”
Top Channel