Zvicra hap portat për Kosovën/ Në dy ditë në Prishtinë zbresin 12 mijë persona, shumica nga Zvicra

07/10/2020 15:51

Aeroporti i Prishtinës është vërshuar javën e fundit nga bashkatdhetarët e ardhur nga Zvicra.

Krejt kjo pasi ky shtet ka hequr masën e karantinimit dy javor për qytetarët që shkojnë nga Kosova. Për këtë, bashkatdhetarët janë duke e shfrytëzuar këtë mundësi për të qëndruar në vendlindje.

 “Por, rritja e kërkesës për udhëtim nga Zvicra drejt Kosovës, ka ndikuar në rritjen e çmimeve të biletave të avionit, që kanë variuar nga 500 deri në 800 euro për biletë kthyese”.

Zëdhënësi i aeroportit, Bujar Gashi tregon se vetëm në vikendin e kaluar kanë ardhur 12 mijë qytetarë, pjesa dërrmuese nga shteti zviceran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA