Gazetari Basir Çollaku është i ftuar në studion e emisionit “Open”, ku po flitet mbi kultivuesit e hashashit.
Gjatë fjalës së tij ai ironizoi kur tha se “vetëm në supermarket nuk gjendet hashash”, duke nënkuptuar se në vend ka parcela të tëra të lëndës narkotike. Më tej ai shtoi se “grupet kriminale po bëjnë namin”.
“Dyshimet nga burimet e mia janë dy viktima dhe një i mbajtur peng ende. Ajo që mua më ka befsauar në këtë vit që i ngjan 2016, në prag zgjedhjesh e në prag kulmi hashashi, ajo që më befason është çfarë po bën policia?
Policia është kthyer në brigadierë të parcelave. 2016 do zërë vitin e dytë për sasinë e drogës. Vetëm bulevardin nuk e ke të mbjellë me hashash. Grupet kriminale po bëjnë namin,” tha Çollaku.
Top Channel