Suedia kërkon të luftojë bandat/ Vizita e dy ministrave suedezë në Tiranë, edhe për investimet në turizëm

07/10/2020 15:46

Vizita disa-orëshe në Tiranë e ministres së punëve të jashtme të Suedisë Ane Linde kishte në fokus marrjen e stafetës së OSBE prej Shqipërisë si dhe shtimin e përpjekjeve mes dy vendeve në luftën kundra krimit të organizuar.

“Fatkeqësisht në Suedi kemi probleme me krimin e organizuar dhe tani do të përpiqemi të marrim mbështetjen nga vende të ndryshme në luftën ndaj këtij problemi, sepse është një problem pa kufi. Fatkeqësisht, bandat kriminale janë në bashkëpunim në territorin europian dhe nëse e luftojmë këtë fenomen së bashku, atëherë mund të kemi disa ndryshime. Kur vjen puna tek procesi i integrimit në Bashkimin Europian, Suedia e mbështet plotësisht Shqipërinë në vendimin për hapjen e bisedave për zgjerimin e BE-sëdhe gjithashtu vlerësojmë punën e vështirë dhe seriozë që është bërë nga qeveria juaj për përgatitjen për kandidaturën dhe për anëtarësimin në të ardhmen. Kur shohim raportet nga Bashkimi Europian, një fushë ku Shqipëria ka qenë shumë e suksesshme është fusha e shtetit të së drejtës dhe sistemi i ri i drejtësisë”, tha ministrja.

Kryeministri Edi Rama tha se së shpejti do të kemi në Shqipëri çeljen zyrtare të një investimi shumë të veçantë suedez në turizëm. “Jemi të gatshëm të çojmë në Suedi oficerët tanë, theksoi kryeministri dhe të mirëpresim këtu oficerët suedezë dhe të shtrëngojmë darën për elementët kriminalë shqiptarë në Suedi.

Prania e ministres suedeze, vendi të cilës është kampion për lirinë e medias në botë, prodhoi disa pyetje në adresë të kryeministrit Rama, që lidhen me projektligjin shqiptarë që kërkon ti vendos frerë shpifjes në portalet online.
“Komisioni i Venecias nuk tha se ligji është në kundërshtim me parimet demokratike. Ajo ka bërë disa vlerësime, ka dhënë disa rekomandime të cilat ne do ti trajtojmë një nga një. Pra, flas për rekomandime të komisionit të Venecias dhe do të miratojmë ligjin sepse në këtë xhungël dezinformomi, lajmesh të rreme, sulmesh kundër personalitetit të njerëzve dhe keq edukimit të të rinjve përmes shkeljes së përditshme të etikës së medias, së paku individët në këtë vend udhët të kenë të drejtën që të kërkojnë llogari para gjykatës çdo kujt që i sulmon e që fshihet pas anonimatit apo burimeve të jashtme dhe që në fakt u bien njerëzve si të ishin të pavlerë në shoqërinë tonë. Kjo nuk mund të vazhdojë, është shumë e thjeshtë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA