Raporti i Komisionit Europian vlerëson maksimalisht progresin e qeverisë në dhënien e shërbimeve publike përmes platformës digjitale e-Albania.
Raporti nënvizon se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, përmes e-Albania, ka ofruar deri në 1.5 milion shërbime për qytetarët, çdo muaj.
“Është bërë progres në strategjinë e axhendës dixhitale dhe shërbimet e qeverisjes elektronike.
Në vitin 2019, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) lançoi “TechSpace”, laboratorin TIK për të mbështetur startupet dhe studentët e fushës së teknologjive të fundit të informacionit dhe vazhdon të menaxhojë portalin e-Qeverisjes që ofron 627 shërbime online (29 më shumë se në vitin 2018 dhe një total prej 1818 shërbimesh deri më 8 qershor 2020).
Ka mbi 1 500 000 përdorime të shërbimeve elektronike çdo muaj në portalin e-Albania. Mbi 12.7 milionë përdorime të shërbimeve elektronike janë regjistruar gjatë janar – majit 2020 (krahasuar me 2 947 000 në të njëjtën periudhë të një viti më parë). Në vitin 2019, Platforma Qeveritare e Ndërveprimit (lejon ndërveprimin midis 53 sistemeve elektronike të institucioneve publike) regjistroi një rritje prej 35% të transaksioneve”, thuhet në raportin e KE.
Ky është raporti i katërt nderkombëtar pas atij të OKB, OECD dhe DASH, që i jep Shqipërisë notën maksimale në shërbimin ndaj qytetarëve përmes portalit unik e-Albania.
Kujtojmë se në këtë platformë, së shpejti, do ofrohen mbi 90% e shërbimeve publike.
Top Channel