Naftëtarët, 10 ditë në grevë/ Rëndohet gjendja shëndetësore! Tre grevistë shkojnë në spital
07/10/2020 15:19
Në ditën e 10-të të grevës së urisë gjendja shëndetësore e grevistëve në Ballsh është rënduar.
Pas kryerjes së vizitave, mjekja ka kërkuar që tre grevistë të dalin menjëherë nga greva dhe të trajtohen në spital, pas luhatjeve të forta të tensionit.
Paraditen e sotme një prej grevistëve u dërgua në spitalin e Ballshit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në mungesë të serumeve greva po vazhdon me ujë e sheqer. Mjekët thonë se ndërhyrjet intravenoze duhen bërë patjetër në spital për të parandaluar komplikacionet e mundshme.
Top Channel