Ministrja e Jashtme e Suedisë: Shqipëria ka mbështetje të plotë në hyrjen në BE

07/10/2020 12:08
Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde është mirëpritur ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e saj hyrëse ajo theksoi se Suedia e mbështet plotësisht Shqipërinë në anëtarësimin në BE. Ajo gjithashtu përmendi se Suedia dhe vendi ynë do të diskutojnë për sa i përket krimit të organizuar, i cili është një ndër problemet më të mëdha në Europë.

“Ju jam shumë mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë, kam qenë një vit më parë në Shqipëri, kemi pasur një marrëdhënie të ngrohtë dhe pranë njëri tjetrit, mendoj se njerëzit do të mrekulloheshin se sa ne flasim apo kontaktojmë me njëri tjetrin, pasi ka shumë probleme që duhen zgjidhur për OSBE, nëse do të jemi vendi përfaqësues do të duhet të zgjidhim problemet. Mendojmë se duhet të lëmë gjithmonë mundësi të hapura në momentin kur ka mundësi për dialog.  OSBE me rolin e saj mbështet përpjekjet e përfaqësuesve apo drejtuesve që po përpiqen të ndalojnë luftën mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Është një proces që do të mbështet tek meritat, duhet të gjejmë balancën. Do të doja të shfrytëzoja mundësin të përsërisja urimet të kryetarit në detyrë, ka qenë një periudhë shumë e vështirë për shkak të Covid. Do ta vazhdojmë këtë rrugë kur ta marrim këtë pozicion. Suedia e mbështet plotësisht Shqipërinë në vendimin për hapjen e bisedave me BE. Vlerësojmë punën e vështirë dhe serioze që është bërë në përgatitjen për kandidaturën dhe anëtarësimin në të ardhmen, kur shohim raportet në BE, Shqipëria ka qenë shumë e rëndësishme. Jam e bindur që një arsyet përse jam këtu është të diskutojmë më nga afër për krimin e organizuar. Do të përpiqemi që të marrim mbështetje nga vende e ndryshme. Bandat kriminale janë në bashkëpunim në territorin  europian. Nëse e luftojmë këtë fenomen së bashku do të kemi mundësia të bëjmë ndryshim. Jam shumë mirënjohëse që kryeministri ishte i hapur dhe konstruktiv që të bëjmë gjëra së bashku në këtë aspekt”, tha Linde.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA