Meta thirrje për protesta, ‘shkon’ deri në Kirgistan: Të gjitha vendet e OSBE-së meritojnë zgjedhje të lira

07/10/2020 11:09
Presidenti Ilir Meta

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka sjellë si shembull protestat në Kirgistan, të cilat anuluan zgjedhjet, duke këmbëngulur në thirrje për protesta kundër qeverisë Rama.

Përmes një postimi ai përshëndet popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive dhe atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit.

“Pas protestave popullore në Kirgistan, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendimin për anulimin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara së fundi në Kirgistan dhe vendosi përsëritjen e tyre në një kohë të afërt. Me këtë rast, dëshiroj të përshëndes popullin kirgiz për guximin e treguar në denoncimin e parregullsive masive, veçanërisht atë të blerjes së votave nga forca pranë pushtetit, si dhe në përballjen me cenimin e rëndë që ju bënë lirive e të drejtave themelore të tij, duke i mohuar të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike. Qytetarët e Kirgistanit, si qytetarët e të gjitha vendeve të hapësirës së OSBE-së, meritojnë zgjedhje të lira e demokratike!” shkruan Meta.

Kujtojmë se Meta e ka shprehur hapur kundërshtimin e miratimit të Kodit të ri Zgjedhor me të cilin do të mbahen zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit të vitit 2021, duke  bërë shpeshherë edhe thirrje në popull për protesta.

Protestat në Kirgistan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA