Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi duke folur në foltorja e Kuvendit, nuk ka hezituar të kritikojë pritjen që iu bë nga politikanët për sa i përket karriges ku u ul, duke thënë se iu duk si një vend ku rrinë monarkët.
Varhelyi ka falenderuar për fjalët që u thanë ndaj tij, por tha se nuk është monark dhe se nuk duhej ulur në atë karrige ndryshe nga të tjerët.
Ndërkohë për sa i përket çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ai është shprehur se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në fokusin e Komisionit Europian.
“Zoti kryetar, faleminderit për fjalët e mira dhe mikpritjen e ngrohtë, por më dhatë një vend ku ulen monarkët, dhe unë nuk jam i tillë. Është një nder të flasësh në parlamentin që përfaqëson popullin dhe të japësh mesazhin se ne po punojmë për ju që të jeni anëtarë të BE. Për Komisionin Europian vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë në fokus gjatë gjithë kohës. Ne kemi bërë disa hapa përpara për të çelur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ashtu si edhe Maqedonia e Veriut, duke kaluar ngërçin që kishim”, tha ndër të tjera Varhelyi.
Top Channel