25 prilli shihet nga Partia Demokratike si data që do të shënjojë ardhjen e tyre në pushtet.
E për këtë arsye, baza e PD-së ka hartuar një platformë qeverisëse që prek ekonominë, arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën e të tjerë. Ndërkohë, ish-deputetja Jorida Tabaku, tha në “Top Talk” se dy janë prioritet kryesore nëse Partia Demokratike i fiton zgjedhjet, arsimi dhe shëndetësia. Të dyja këto sektorë janë në vështirësi sipas Tabakut dhe është e nevojshme një ndërhyrje e menjëhershme.
Denis Dyrnjaja: Çfarë prioritetesh ka Partia Demokratike në raport me njerëzit, ku do t’i dalin përpara ndjekësve?
Jorida Tabaku: Sigurisht. Prioriteti i parë kombëtar është rivendosja e ekonomisë në punë, politikat fiskale, taksave shoqëruar kjo me një vizion ndryshe ekonomik, me një strategji kombëtare për zhvillimin ekonomik, për të gjallëruar ato sektorë që deri më sot kanë qenë të fjetur. Nuk mundet që biznesi kryesor në Shqipëri të jetë koncesioni dhe tenderi, nuk mundet që bizneset më të mëdha në Shqipëri të ketë vetëm këtë biznes. Por një politikë e drejtë taksash për të vendosur në punë sipërmarrjen e vogël që sot është në vështirësi të jashtëzakonshme, 37.000 kanë ulur qepenat. Duke vijuar me shtresën e mesme, që puna e tyre, dija e tyre, investimi i tyre në arsim të kthehet në të ardhura të qëndrueshme. Dhe dy janë sektorët prioritar që do të vazhdohet të propozohet mbështetje. Do të jenë pjesë e integruar të planit të qeverisjes, arsimit dhe shëndetësia. Pa investime në arsim nuk ka asnjë investim as në forcën e punës. Ndërkohë investimi në shëndetësi është jashtëzakonisht i nevojshëm, sepse u tregua që nuk jemi të gatshëm të përballemi me asnjë sfidë.
Top Channel