Gazetarja e “Top Channel” tregon në “Open” sa rrënjë kanabis janë asgjësuar dhe pyet kryebashkiakun: Si ka qenë situata e kanabisit në Lazarat kur…

07/10/2020 22:26

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi situatën e parcelave të kanabisit në vend.

E ftuar në studio është gazetarja e “Top Channel”, Anila Hoxha, e cila tha se në rrugë jo zyrtare mendohet se në të gjithë Shqipërinë janë asgjësuar 100.000 rrënjë kanabis. Më tej ajo iu drejtua kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Nderu dhe e pyeti se kur ky i fundit ka qenë drejtues policie në Lazarat si ka qenë situata e kultivimit të hashashit. Ndreu tha se ai ka qenë drejtues policie në vitet 1999-2000 dhe fenomeni i hashashit në Lazarat asokohe nuk ka pas ekzistuar. Më tej ai shtoi se situata e hashashit në vend është me raste sporadike. Ai pranoi se ka pasur një kurbë në rritje nga viti 2011 deri në 2016-tën, por sipas Ndreut kurba ka filluar të ulet këto katër vitet e fundit.

 

 

Anila Hoxha: Në rrugë jo zyrtare thuhet se kemi 100.000 rrënjë kanabis. Çfarë ndodh poshtë shtëpisë tonë? Sa ka shkuar numri i përdoruesve? Këta nuk e marrin nga shtetas maqedonas apo grek, diku i marrin. Zoti Nderu ju keni qenë drejtues policie në Lazarat, si ka qenë situata e hashashit?

 

Pjerin Nderu: Ka qenë zero, në 99-2000.

Anila Hoxha: Çfarë ndodhi përse u zgjerua harta? E shpërndau era këtë gjë?

Pjerin Ndreu: Në Lazarat është bërë një aksion më vonë nga forca të ndryshme që datojnë në 2003-2004.

Eni Vasili: Jemi në progres apo regres.

Pjerin Ndreu: Jemi në progres. Kemi një problematikë të shtuar, që vjen nga 2011 e këtej, në kurbë ngritëse. Në 2016 e më pas kurba ka ardhur në zbritje dhe këtë e thonë të gjitha statistikat. Tani ka parcela sporadike, e jo në masë të madhe. Janë masat parandaluese, sepse dhe ai plan me atë ka të bëjë. Ka edhe raste kur ka dalë jashtë vëmendjes së strukturave të policisë. Në qoftë se ka ndodhur në Malësinë e Madhe, aty kanë qenë apo ka ndodh, kanë policët e zonës dhe kryeplaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA