Gazetari hedh akuzën live: Në Lezhë e në rrethinat e Tiranës ka parcela hashashi…

07/10/2020 22:41

Në studion e emisionit “Open” po flitet mbi kultivimin e kanabisit në vend.

Gazetari Basir Çollaku, i cili pretendoi se pyetjen e tij e bazon nga burimet e tij, pyeti kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu, se në Lezhë kultivohen parcela me kanabis. Ndreu i hapi sfidë Çollakut dhe i tha që personi që e thotë këtë gjë, të tregojë vendin dhe policia të niset menjëherë ta sekuestrojë. Ndërkohë shtoi se nuk e mohon që parcela me kanabis mund të ketë në të gjithë Shqipërinë, por tha se kruba është në zbritje dhe rastet janë sporadike.

 

 

Besar Çollaku: Nga formacionet e mia në zonën e Prezë, rrethinat e Tiranës, ka parcela kanabis, sepse pjesa e tjetër është zënë me kulla. Në rrethinat e Tiranës ka drogë sa të duash. Në rrethinat e Lezhës, ka hashash.

Pjerin Ndreu: Ai bashkë me atë që dinë informacionin, të shkojë dhe t’i sekuestrojë sasinë. Këto janë të dhënat e qytetarit digjital. Unë nuk jap siguri se nuk ka, as në Lezhë as në Tiranë e as në Vlorë. Sepse nuk jam në dijeni për këtë çështje. Por Lezha ka një strukturë të mirë dhe perfekti ka shkuar vetë në ato zonë më këmbë.

Besar Çollaku: Thash informacionet e mia. Ti je i përgjuar. Atë e keni nisur për shit-blerje votash. Je në përgjim. Kliko aty dhe gjeje veten.

Pjerin Ndreu: Përgjimi nuk është provë, por është indice.  Kur ishte zotrote në ministri zëdhënës 5 ton janë kapur në Malësinë e Madhe. Edhe unë kam të drejtë të mendoj që i ke bërë ti. Ke qenë ti funksionar. Ke qenë zëdhënës.

Besar Çollaku: e i pa informuar. Në Shqipëri ke jetuar ti apo ku? Është gënjeshtër

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA