Gara brenda PD-së në Korçë: Humbet Klevis Balliu, nuk bëhet më deputet! Më i preferuari me vota Ervin Salianji

07/10/2020 20:16

Kanë përfunduar gara për listën e deputetëve të Partisë Demokratike në qarkun e Korçës.

Klevis Balliu është kundërshtuar nga baza e demokratëve në qarkun e Korçës, të cilët nuk i kanë besuar një tjetër mandat për deputet. Ndërkohë më i votuari është Ervin Salianji. Ky i fundit ka marrë një diferencë të madhe votash pro tij.

Ndërkohë, bëhet e ditur se as 20 vota nuk janë numëruar kundër tij në total. Demokratët gjithashtu përjashtuan nga lista konkurruese dhe ish kryetarin e bashkisë Eduart Kaprin.

Klevis Balliu ka marrë 310 vota kundër, ndërsa Eduart Kapri 170 vota kundër. Në votimet e PD-së në Pogradec për kandidatë për deputetë votuan 450 anëtarë.

Klevis Balliu dhe Eduart Kapri ishin rivalë direktë për qytetin e Pogradecit. Duke u parë si rivalë për zgjedhjet e 25 prillit, dyshja ka kërkuar të heqë nga lista njëri-tjetrin.

Megjithatë kjo “betejë” mes tyre ka rezultuar negative për të dy, pasi janë përjashtuar fare nga lista./Marrë nga Gazeta Shqip/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA