Vendimi i gjykatës greke për ta shpallur si organizatë krimininale Agimin i Artë, i jep kështu fund historisë së nazizmit në Greqi.
Midis të dënuarve bën pjesë kryetari i kësaj partie Nikos Michaloliakos dhe disa anëtare të rëndësishëm.
Kryetari Michaloliakos dhe 17 ish-deputetë janë dënuar me të paktën 10 vite burg për akuzat e drejtimit ose pjesëmarrjes në organizatë kriminale.
Në gjyqin e zhvilluar ditën e sotme, të pranishëm në seancë kanë qënë vetëm 11 nga 68 personat e akuzuar.
Fundi i ogranizatës famëkeqe që mundi të kthehej në parti politike,madje mundi të sigurojë edhe 17 deputetë në parlamentin grek në vitin 2012,nisi me ekzekutimin e reperit Pavlos Fisas nga Giorgos Roupakias në prill të 2015,ku me urdhër të prokurorisë u arrestuan gjithë krerët e organizatës,dhe u bë i mundur dërgimi i saj përpara drejtësisë.
Ky çast është cilësuar si historik për demokracinë nga politika dhe shoqëria vendase.
Pas dhënies së këtij vendimi me mijëra njerëz kanë vërshuar në rrugët e qytetit, shumica prej tyre e kanë duartrokitur këtë vendim, por ka edhe nga mbështetës të Agimit të Artë të cilët kanë djeguar dhe rrëzuar disa kosha.
Top Channel